13 të infektuarit me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto 9 fshatra

13 të infektuarit me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto 9 fshatra
Eurolinda Zenelaj

30.03.2021 / Suhareka

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.892 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 752 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 13 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme në komunën e Suharekës janë: Bllacë (1), Gjinoc (2), Greikoc (1), Mushtisht (1), Nëpërbisht (2), Peqan (1) Samadrexhë (2), Suharekë (1), Tërrnje (1) dhe Vraniq (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 665 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.983 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.666.

Numri total i rasteve pozitive është 89.507 raste nga 422.380 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.858 raste të vdekjes.

RAPORTO