13 të infektuar me COVID-19 në Suharekë, prin Sopija me 3 raste

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.842 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 288 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 13 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme janë: Gjinoc (1), Greikoc (2), Mushtisht (2), Samadrexhë (1), Sopijë (3), Suharekë (3) dhe Vraniq (1).

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 256 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.337 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.879.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 58.687 raste nga 223.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.471 raste të vdekjes.

RAPORTO