13 rastet e sotme me COVID-19 janë nga Suhareka dhe këto fshatra

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1,865 persona prej të cilëve 688 kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 13 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Rastet e sotme të Komunës së Suharekës janë nga këto vendbanime: Bllacë (1), Gjinoc (1), Greikoc (2), Mushtisht (2), Peqan (1), Sallagrazhdë (1), Samadrexhë (1) dhe Suharekë (4).

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.