13 raste me COVID-19 në Suharekë, prijnë Leshani e Studençani me nga 2 raste

19.01.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 294 raste të reja me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 13 raste të reja me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë e moshës 61 vjeç, raporton SuharekaOnline. […]

13 raste me COVID-19 në Suharekë, prijnë Leshani e Studençani me nga 2 raste Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 294 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 13 raste të reja me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë e moshës 61 vjeç, raporton SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme janë: Bllacë (2), Gjinoc (1), Leshan (2), Mushtisht (1), Studençan (2) dhe Suharekë (5).

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 281 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.279.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes.