Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv dhe i vdekjes nga COVID-19 në Komunën e Suharekës.
Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Pejë 2, Prishtinë 1, Podujevë 1.
Po ashtu, janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.988.
Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 2, Vushtrri 1, Prizren 1, Klinë 1.
Kurse numri i rasteve aktive është 321, prej tyre 13 raste aktive në Komunën e Suharekës.
Numri total i rasteve pozitive është 161,298 raste nga 1,358,182 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,989 raste të vdekjes.