13 qershori- Dita e Çlirimit të Suharekës, e Komuna iu bën thirrje qytetarëve që të japin propozime për ndarjen e disa shpërblimeve

06.04.2023

Komuna e Suharekës ka bërë thirrje për propozime për shpërblimet “Emblema e artë”, “Skënderbeu” dhe “13 Qershori”. Komuna e Suharekës për nder të 13 Qershorit, ditës së çlirimit të Komunës së Suharekës ka bërë thirrje tek të gjithë qytetarët, institucionet, shoqatat, kryesit e fshatrave që të japin propozimet e tyre për shpërblimin: Emblema e artë”, […]

13 qershori- Dita e Çlirimit të Suharekës,  e Komuna iu bën thirrje qytetarëve që të japin propozime për ndarjen e disa shpërblimeve Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka bërë thirrje për propozime për shpërblimet “Emblema e artë”, “Skënderbeu” dhe “13 Qershori”.

Komuna e Suharekës për nder të 13 Qershorit, ditës së çlirimit të Komunës së Suharekës ka bërë thirrje tek të gjithë qytetarët, institucionet, shoqatat, kryesit e fshatrave që të japin propozimet e tyre për shpërblimin: Emblema e artë”, “Skënderbeu” dhe “13 Qershori”, shkruan SuharekaOnline.

Në njoftim thuhet se propozimet mund të dërgohen në zyren e shërbimit të Kuvendit nr.02 ose në zyrën për informim dhe komunikim nr.03.

Propozimet do të pranohen deri më 20 prill 2023, çdo ditë pune deri në ora 16:00, pas kësaj date propozimet nuk merren parasysh.

Në propozimet tuaja duhet të bashkangjitni edhe justifikimin për personin apo insitucionin e porpozuar.