13 Qershori: Aktivitete të ndryshme në Suharekë

Sot u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit të Drejtorëve

Kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me Këshillin e Drejtorëve Komual, ku është diskutuar për punët që janë duke u kryer në Komunën e Suharekës dhe për projektet në vazhdim. 

Kryetari është fokusuar tek përgatitjet e ditës së çlirimit “13 Qershori” dhe për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Ai, ka kërkuar nga stafi dhe drejtorët që të jenë të gatshëm që ky aktivitet të shkoj për së mbari.
Më pas, drejtorët kanë raportuar secili për aktivitetet që janë duke u zhvilluar nëpër drejtoritë e tyre.

Agjenda e kremtimit të 13 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Suharekës do të filloj nga ora 10:00-20:00, ku do të këtë aktivitete të ndryshme, duke filluar nga Homazhe te varrezat e Dëshmorëve, Akademi perkujtimore, Ekspozita “Album nga koha e luftës së UÇK-së” Koktej më familjarët e dëshmorëve, Koncert festiv, si dhe Koktej më Veteranët e luftës.

Kryetari Muharremaj i fton të gjithë qytetarët e komunës së Suharekës të marrin pjesë në kremtimin e kësaj dite.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.