Sot më 05 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Sot më 05 maj 2020, janë shëruar 87 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 490 raste.

Nga 87 pacientë të shëruar sot, nga Komuna e Suharekës janë 19 raste.

Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline drejtorit i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu, i cili tha se 19 pacientët nga Suhareka kanë rezultuar negativ edhe në testin e dytë dhe rrjedhimisht shpallen të shëruar.