12 të infektuar me COVID-19 në Komunën e Suharekës, prin Budakova me 4 raste

17.04.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.835 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në […]

12 të infektuar me COVID-19 në Komunën e Suharekës, prin Budakova me 4 raste Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.835 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 498 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 12 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme në Komunën e Suharekës: Budakovë (4), Gelancë (1), Maçitevë (1), Sallagrezhdë (1), Shirokë (1), Studençan (2), Suharekë (1) dhe Vraniq (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 641 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 86.483 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.609.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 101.153 raste nga 496.611 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.061 raste të vdekjes.