12 rastet pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto fshatra

12 rastet pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto fshatra
Eurolinda Zenelaj

11.03.2021 / Suhareka

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.621 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 632 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 12 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme janë: Bllacë (1), Duhël (2), Greikoc (1), Krushicë e Poshtme (1), Mushtisht (2), Peqan (2), Sallagraxhdë (1) dhe Suharekë (2).

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 397 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63.380 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.318.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 75.380 raste nga 345.064 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.682 raste të vdekjes.

RAPORTO