12 raste të reja me COVID-19 në Suharekë, prin Leshani me 2 raste

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë kryer 1,340 testime prej të cilave 555 kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 12 raste të reja me Coronavirus, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve sotme janë: Dobërdelan (1), Duhël (1), Greikoc (1), Leshan (2), Mushtisht (1), Semetisht (1), Studençan (1) dhe Suharekë (4)

Numri total i rasteve pozitive është 40.672 raste nga 146.703 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.040 raste të vdekjes.

RAPORTO