12 raste pozitive me COVID-19 në Suharekë, prin Greikoci me 4 raste

25.01.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.903 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 311 raste pozitive. IKSHPK-ja ka njoftuar […]

12 raste pozitive me COVID-19 në Suharekë, prin Greikoci me 4 raste Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.903 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 311 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës është regjistruar një viktimë dhe 12 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme në Komunën e Suharekës janë: Gjinoc (1), Greikoc (4), Mushtisht (1), Samadrexhë (1) dhe Suharekë (5).

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 128 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.081 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.852.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 58.399 raste nga 221.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.466 raste të vdekjes.