Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 740 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar dy viktima nga ky virus.

Brenda 24 ore janë regjistruar 22 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë  187, Gjakovë  60, Gjilan  54, Klinë  52, Ferizaj  52, Fushë Kosovë  48, Mitrovicë  43, Pejë  37, Prizren  35, Vushtrri  30, Suharekë  22, Shtime  19, Podujevë  17, Gllogoc  16, Malishevë  16, Rahovec  9, Istog  8, Lipjan  8, Kaçanik  5, Viti  4, Kamenicë  3, Dragash  3, Zubin Potok  3, Obiliq  3, Deçan  2, Junik  1, Skenderaj  1, Zveçan  1, Ranillug  1.

Po ashtu, janë shëruar 48 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 106,157 raste.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  18, Gjakovë  5, Fushë Kosovë  3, Podujevë  3, Klinë  3, Prizren  3, Deçan  2, Obiliq  2, Gjilan  2, Lipjan  2, Mitrovicë  2, Skenderaj  1, Rahovec  1, Gllogoc  1.

Kurse numri i rasteve aktive është 8.544, prej tyre 117 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 116,987 raste dhe 2,286 raste të vdekjes.