Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 68 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 8 viktima nga ky virus.
Brenda 24 ore është regjistruar një rast pozitiv me COVID-19 si dhe janë shëruar 7 qytetarë nga ky virus në Komunën e Suharekës.
Po ashtu, janë shëruar 323 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672.
Kurse numri i rasteve aktive është 3.342, prej tyre 112 raste aktive në Komunën e Suharekës.