11 viktima nga COVID-19 brenda 24 orëve, një në Suharekë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1,865 persona prej të cilëve 688 kanë rezultuar pozitive.

IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 11 raste të vdekjes nga Koronavirus, një nga Komuna e Suharekës, shkruan SuharekaOnline.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Klinë 1 rast (65 vjeç), Skenderaj 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç)” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.