11 viktima nga COVID-19 brenda 24 ore, një në Suharekë

11 viktima nga COVID-19 brenda 24 ore, një në Suharekë
Eurolinda Zenelaj

09.12.2020 / Suhareka

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 561 raste të reja me Coronavirus.

IKSHPK-ja njofton se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 viktima nga COVID-19, një 75 vjeçar nga Suhareka, transmeton SuharekaOnline.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (72, 67, 62 vjeç), Gjakovë 2 raste (64, 51 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç), Pejë 1 rast (63 vjeç), Prizren 1 rast (47 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Obiliq 1 rast (78 vjeç)” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

LEXO EDHE:  Varianti Delta në Kosovë, të hënën nisen 30 mostra për testim në Gjermani

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit