11 rastet pozitive me COVID-19 janë nga Suhareka dhe këto fshatra

23.01.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.733 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 379 raste pozitive. IKSHPK-ja ka njoftuar […]

11 rastet pozitive me COVID-19 janë nga Suhareka dhe këto fshatra Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.733 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 379 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 ore në Komunën e Suharekës janë regjistruar 11 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme janë Bllacë (2), Greikoc (1), Samadrexhë (1), Shirokë (1) , Vraniq (1) dhe Suharekë (5).

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 244 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.515.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 57.696 raste nga 218.142 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.450 raste të vdekjes.