11 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 314 në tërë Kosovën

16.12.2021

Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv nga COVID-19 në Komunën e Suharekës. Po ashtu, janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.925. Kurse numri i rasteve aktive është 314, prej tyre 11 raste aktive në Komunën e Suharekës. Me 11 raste aktive me COVID-19, Komuna e Suharekës […]

11 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 314 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv nga COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Po ashtu, janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.925.

Kurse numri i rasteve aktive është 314, prej tyre 11 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Me 11 raste aktive me COVID-19, Komuna e Suharekës renditet e 9-ta në nivel komunash, duke lënë pas Pejën, Vitinë e Istogun.

Numri total i rasteve pozitive është 161,227 raste nga 1,337,408 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,988 raste të vdekjes.