1096 raste të reja me COVID-19, 7 në Suharekë

15.08.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 7953 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 1,096 raste pozitive. Gjatë 24 orëve të […]

1096 raste të reja me COVID-19, 7 në Suharekë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 7953 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 1,096 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes dhe janë shëruar 53 qytetarë.

Rastet e konfirmuara gjatë 24 orëve janë: Prishtinë  267, Ferizaj  108, Pejë  95, Podujevë  93, Gjakovë  72, Mitrovicë  65, Gjilan  62, Gllogoc  44, Fushë Kosovë  42, Shtime  38, Lipjan  28, Kamenicë  26, Klinë  26, Viti  24, Malishevë  23, Prizren  14, Rahovec  12, Istog  12, Skenderaj  11, Deçan  7, Suharekë  7, Vushtrri  6, Dragash  3, Kaçanik  3, Junik  2, Hani i Elezit  2, Obiliq  2, Graçanicë  1, Mamushë  1,

Në total numri i rasteve aktive është 7854.