Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 45 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 4 viktima nga ky virus.
Brenda 24 ore janë regjistruar 3 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës.
Po ashtu, janë shëruar 298 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.191.
Kurse numri i rasteve aktive është 2.928, prej tyre 108 raste aktive në Komunën e Suharekës.