Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 66 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 2 viktima nga ky virus.

Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv apo i vdekjes nga COVID-19, ndërsa janë shëruar 7 qytetarë nga ky virus në Komunën e Suharekës.

Po ashtu, janë shëruar 221 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.893.

Kurse numri i rasteve aktive është 3.185, prej tyre 105 raste aktive në Komunën e Suharekës.