100 mësimdhënës nga Suhareka pritet të testohen për COVID-19
Drejtori i Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren, Prof. Dr Fadil Kryeziu, njofton se trendi i rasteve të të infektuarve po shënon rënie. Ai për TvPrizrenin ka thënë se është duke vazhduar testimi i mësimdhënësve para se të fillojë procesi mësimor javën e ardhshme. Në bazë të rekomandimeve të IKSHPK, Kryeziu thotë se deri […]
Drejtori i Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren, Prof. Dr Fadil Kryeziu, njofton se trendi i rasteve të të infektuarve po shënon rënie.
Ai për TvPrizrenin ka thënë se është duke vazhduar testimi i mësimdhënësve para se të fillojë procesi mësimor javën e ardhshme.
Në bazë të rekomandimeve të IKSHPK, Kryeziu thotë se deri më tani janë testuar 120 mësimdhënës nga Komuna e Prizrenit, Dragashit, Mamushës, ku disa prej tyre kanë rezultuar pozitiv edhe pse nuk kanë manifestuar simptoma.
Ndërsa në Komunën e Suharekës ende nuk është testuar asnjë mësimdhënës, pasi që sipas Dr. Fadil Kryeziut Komuna e Suharekës nuk ka dërguar ende asnjë listë të mësimdhënësve që do të mund ti testojnë.
Por këtë e ka mohuar drejtori i DKA-së në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani.
Për SuharekaOnline drejtori Bajselmani ka thënë se të hënën ata kanë dërguar listën me emrat e 100 mësimdhënësve nga Komuna e Suharekës që pritet ti nënshtrohen testimit për COVID-19.
Sipas tij lista është dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dhe në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës dhe se janë në pritje për testimin e tyre.