100 euro gjobë për qytetarin nga Bukoshi, hodhi mbeturina në hapësira publike

S’do fjalë fakti që Komuna e Suharekës është duke punuar vazhdimisht në ruajtjen dhe pastrimin e ambientit.

Pothuajse çdo ditë kryetari Muharremaj bënë thirrje për ruajtjen e ambientit dhe hapësirave publike, madje janë caktuar edhe zonat e caktuara për hudhjen e mbeturinave.

Siç duket këto thirrje nuk i ka marr parasysh një qytetar nga Bukoshi i cili është dënuar me gjobë 100 euro për hudhje të mbeturinave në hapësira publike, të cilin Muharremaj e quan qytetar i papërgjegjshëm.

“Asnjë tolerim nuk do të ketë për ndotësit e ambientit. Kjo hapsirë është pastruar para 3 ditësh, ndërkohë që personi në fjalë ka hedhur mbeturina më pas. I falenderoj inspektorët për punën dhe angazhimin në teren” ka thënë Muharremaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.