10 viktima nga COVID-19 brenda 24 ore, një në Suharekë

10 viktima nga COVID-19 brenda 24 ore, një në Suharekë
Eurolinda Zenelaj

22.12.2020 / Suhareka

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 137 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës është regjistruar një viktimë e moshës 69 vjeç, transmeton SuharekaOnline.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (81, 65, 54 vjeç), Prishtinë 2 raste (67, 63 vjeç), Drenas 1 rast (68 vjeç), Gjilan 1 rast (71 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Skenderaj 1 rast (49 vjeç), Suharekë 1 rast (69 vjeç)” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndryshe, numri total i rasteve pozitive është 49.306 raste nga 173.986 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.272 raste të vdekjes.

RAPORTO