10 të infektuar me COVID-19 në Suharekë, prin Peqani me 5 raste

10 të infektuar me COVID-19 në Suharekë, prin Peqani me 5 raste
Eurolinda Zenelaj

05.03.2021 / Suhareka

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.192 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 564 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 10 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e të infektuarve me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Bllacë (1), Sallagrazhdë (1), Semetisht (1), Suharekë (2) dhe Peqan (5).

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 380 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.394 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.880.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 71.908 raste nga 322.530 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.634 raste të vdekjes.

RAPORTO