10 të infektuar me COVID-19 në Suharekë, prijnë Peqani e Savrova me nga 2 raste

19.03.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5.102 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej […]

10 të infektuar me COVID-19 në Suharekë, prijnë Peqani e Savrova me nga 2 raste Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5.102 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 828 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 10 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e 10 rasteve pozitive me COVID-19 janë: Greikoc (1), Peqan (2), Reshtan (1), Savrovë (2), Tërrnje (1) dhe Suharekë (3).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 744 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 67.065 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.812.

Numri total i rasteve pozitive është 80.621 raste nga 375.967 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.744 raste të vdekjes.