10 rastet pozitive me COVID-19 në Suharekë janë nga këto vendbanime

03.03.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.532 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej […]

10 rastet pozitive me COVID-19 në Suharekë janë nga këto vendbanime Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.532 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 568 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 10 raste të reja me COVID-19 dhe është raportuar për një viktimë të moshës 85 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Venbanimet e rasteve të sotme janë: Samadraxhë (1), Mushtisht (1), Bukosh (1) dhe Suharekë (7).

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 295 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.505.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 70.753 raste nga 315.664 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.620 raste të vdekjes.