10 rastet pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto vendbanime

11.02.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.281 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 344 raste pozitive. IKSHPK-ja ka njoftuar se […]

10 rastet pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto vendbanime Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.281 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 344 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 10 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme janë: Gjinoc (1), Peqan (1) dhe Suharekë (7).

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.891 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.008.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 63.433 raste nga 258.636 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.534 raste të vdekjes.