10 rastet pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto vendbanime

10 rastet pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto vendbanime
Çlirim Gashi

04.04.2021 / Suhareka

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5.049 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 680 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në 24 orëshin e fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 10 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme janë: Gelancë (1), Krushicë e Epërme (1), Leshan (1), Nishor (1), Samadrexhë (3), Shirokë (1), Sllapuzhan (1), Suharekë (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 465 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77.433 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.307.

Numri total i rasteve pozitive është 93.655 raste nga 443.122 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.915 raste të vdekjes.

RAPORTO