10 rastet pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto fshatra

17.03.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve […]

10 rastet pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto fshatra Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 709 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 10 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Bllacë (1), Budakovë (1), Mushtisht (1), Samadrexhë (1) dhe Suharekë (6).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 385 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65.979 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.379.

Numri total i rasteve pozitive është 79.089 raste nga 366.574 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.731 raste të vdekjes.