10 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 2.158 në tërë Kosovën

10.08.2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 263 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus. Brenda 24 ore janë regjistruar katër raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Vendbanimet e rasteve pozitive […]

10 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 2.158 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 263 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus.

Brenda 24 ore janë regjistruar katër raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë (72), Ferizaj (37), Gjakovë (25), Gjilan (17), Prizren (17), Mitrovicë (16), Vushtrri (13), Malishevë (11), Lipjan (6), Gllogoc (6), Podujevë (6), Viti (5), Deçan (5), Kaçanik (5), Obiliq (4), Suharekë (4), Rahovec (4), Fushë Kosovë (3), Shtime (2), Klinë (2), Hani i Elezit (2), Dragash (1).

Po ashtu, janë shëruar 8 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105,765 raste.

Kurse numri i rasteve aktive është 2.158, prej tyre 10 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 110,194 raste nga 953,794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,271 raste të vdekjes.