10 mësimdhënës dhe dy drejtorë të infektuar me COVID-19 në Komunën e Suharekës

Ditëve të fundit në Kosovë numri i të infektuarve me Coronavirus ka shënuar një rritje të dukshme, vetëm dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se kanë rezultuar pozitiv me coronavirus 688 persona.

Në Komunën e Suharekës dje janë identifikuar 13 raste të reja me COVID-19 dhe është raportuar për një viktimë.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka njoftuar se në komunën tonë aktualisht të prekur nga virusi Korona janë 10 mësimdhënës.

Gjithashtu, Bajselmani njoftoi se në Komunën e Suharekës të infektuar me COVID-19 janë edhe dy drejtorë të shkollave, ai i Gjimnazit “Jeta e re” në Suharekë dhe drejtori i shkollës fillore në fshatin Peqan “Dëshmorët e Tivarit”.

Ndërsa, deri më tani në Kosovë numri total i rasteve pozitive është 29.805 raste nga 120.811 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 833 raste të vdekjes./SuharekaOnline/

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.