1 rast me covid-19 në Bllacë të Suharekës, 14 në tërë Kosovën

09.04.2020

Nga data 08 shkurt deri më 08 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.570 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre rezultojnë gjithsej dyqind e njëzet e katër (224) raste pozitive (të përditësuara për të gjitha komunat në Republikën e Kosovës) me 6 raste […]

1 rast me covid-19 në Bllacë të Suharekës, 14 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Nga data 08 shkurt deri më 08 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.570 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre rezultojnë gjithsej dyqind e njëzet e katër (224) raste pozitive (të përditësuara për të gjitha komunat në Republikën e Kosovës) me 6 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot, më 08 prill 2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 218 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej katërmbëdhjetë (14) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive të sotme janë raste kontakti, katër (4) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, dy (2) me vendbanim në Banjë- Malishevë, dy (2) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet Bllacë-Suharekë, Gjurgjevik-Klinë, Krojmir-Lipjan dhe Zveçan.

Sot më 08 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar një rast i vdekjes nga fshati Banjë-Malishevës e gjinisë femër të moshës 66 vjeç dhe e konfirmuar me COVID-19 me datë 04 prill 2020. Është trajtuar në repartin intenziv të Klinikës Infektive nga data 04 prill 2020. Pacientja ka patur edhe sëmundje tjera shoqëruese (Diabet Melit tip 2, Hypertensio arterialis dhe Insufficientio renalis acuta).

Sot më 08 prill 2020, janë shëruar edhe shtatë (7) pacientë, derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë e shtatë (37).

Nga data 13 mars 2020 kur janë konfirmuar dy rastet e para, deri me 08 prill 2020 gjithsej dyqind e njëzet e katër (224) raste pozitive të konfirmuara për virusin SARS-CoV-2.