1 milion euro për Suharekën nga MMPHI, do të ndërtohen dy rrugë, park dhe shtatore

06.05.2022

Zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi dhe kryetari Muharremaj kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e disa projekteve. Kryetari Muharremaj ka bërë të ditur se do të bashkëfinancohen këto projekte:– Ndërtimi i rrugës Gjinoc- Novakë – Mamushë në vlerë 450 mijë euro;– Ndërtimi i rrugës Baçevc- Sallagrazhdë-Greikoc- Korishë në vlerë 400 mijë euro;– Ndërtimi i […]

1 milion euro për Suharekën nga MMPHI, do të ndërtohen dy rrugë, park dhe shtatore Foto: Ilustrim

Zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi dhe kryetari Muharremaj kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e disa projekteve.

Kryetari Muharremaj ka bërë të ditur se do të bashkëfinancohen këto projekte:
– Ndërtimi i rrugës Gjinoc- Novakë – Mamushë në vlerë 450 mijë euro;
– Ndërtimi i rrugës Baçevc- Sallagrazhdë-Greikoc- Korishë në vlerë 400 mijë euro;
– Ndërtimi i parkut dhe rregullimi i shtatoreve në qendër të Mushtishtit.

I pari i Suharekës ka falenderuar zëvendësministrin Durmishi për bashkëpunimin i cili kontribuon në zhvillimin e Komunës së Suharekës.