Një familje në Thumanë bëhet me shtëpi nga Fondacioni Golden Eagle

09.09.2020

Sot, në Thumanë familja e Sali Jangozi ka pranuar çelsat e shtëpisë së re e cila u dhurua nga Fondacioni Golden Eagle . Familja Jangozi mbeti pa shtëpi e cila u dëmtua natën e 26 Nëntorit, 2019. Që nga ajo kohë kjo familje kishte jetuar në tenda bashkë me shumë familje tjera të atij regjioni […]

Një familje në Thumanë bëhet me shtëpi nga Fondacioni  Golden Eagle Foto: Ilustrim

Sot, në Thumanë familja e Sali Jangozi ka pranuar çelsat e shtëpisë së re e cila u dhurua nga Fondacioni Golden Eagle .

Familja Jangozi mbeti pa shtëpi e cila u dëmtua natën e 26 Nëntorit, 2019. Që nga ajo kohë kjo familje kishte jetuar në tenda bashkë me shumë familje tjera të atij regjioni të cilët poashtu janë prekur nga ky tërmet, shkruan SuharekaOnline.

Shtëpia e familjes Jangozi është njëra ndër shtëpitë e para që u ndërtua në atë zonë përderisa shumë familje tjera vazhdojnë të jetojnë në tenda.

Fondacioni Golden Eagle po vazhdon me aktivitetin e tij humanitar që të përmirësoj sa më shumë mirëqenien e familjeve në nevojë.

Që nga ditët e para të tërmetit, fondacioni Golden Eagle u doli në ndihmë familjeve të prekura nga ky termet duke dërguar ndihma në vlerë mbi 15.000€.

Ky fondacion financohet nga kompania Frutex e cila prodhon “ Golden Eagle “ dhe “Relax “ dhe deri sot ka dhuruar shumë shtëpi në Kosovë dhe Shqipëri.

Kujtojmë se në janar të këtij viti Fondacionin “Golden Eagle” kishin rezervuar një surprizë të jashtëzakonshme për çiftin nga Thumana gjatë një emisioni ku drejtori i këtij Fondacioni, Shaqir Palushi i premtoi publikisht Saliut dhe Resmijes që brenda disa muajve do t’u ndërtohet një shtëpi e re.

Shtëpia kishte filluar të ndërtohej nga Fondacioni “Golden Eagle” qysh në qershor të këtij viti pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia.