​Suharekë, mësimi nis me prezencë fizike e orar të plotë në shkolla

10.01.2022

Kësaj i janë gëzuar nxënësit e mësimdhënësit, të cilët thonë se mbajtja e mësimit në shkollë dhe me orar të plotë garanton rezultate më të mira. Ndonëse ditëve të fundit në vendin tonë ka shënuar rritje numri i rasteve të infektimeve me COVID-19, por shpresohet që mësimi të vazhdojë të mbahet me prezencë të plotë […]

​Suharekë, mësimi nis me prezencë fizike e orar të plotë në shkolla Foto: Ilustrim

Kësaj i janë gëzuar nxënësit e mësimdhënësit, të cilët thonë se mbajtja e mësimit në shkollë dhe me orar të plotë garanton rezultate më të mira.

Ndonëse ditëve të fundit në vendin tonë ka shënuar rritje numri i rasteve të infektimeve me COVID-19, por shpresohet që mësimi të vazhdojë të mbahet me prezencë të plotë në shkolla.

Në një prononcim për SuharekaOnline, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani ka theksuar se procesi mësimor i gjysmëvjetorit të dytë ka filluar në të gjitha instituconet arsimore të komunës tonë.

Po ashtu, ai ka theksuar se në të gjihta këto institucione arsimor, procesi mësimor ka filluar me prezencë fizike dhe me orar të plotë.

“Po, procesi ka filluar në të gjitha instituconet arsimore. Të gjitha me prezencë fizike dhe me orar të plotë”, ka thënë drejtori Bajselmani.

Ndryshe, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), u ka uruar punëtorëve të arsimit fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.

Po ashtu, nga SBAShK-u kanë kërkuar që punëtorët e arsimit të angazhohen maksimalisht në respektimin e rekomandimeve të IKSHPK’së, për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të nxënësve.

“Ju përgëzojmë edhe për gatishmërinë  e shprehur vazhdimisht që të angazhoheni e të veproni sipas  Vendimeve të institucioneve përgjegjëse lidhur me situatat që mund të krijohen, sepse fatkeqësisht numri i të prekurve me COVID-19 edhe në Kosovë sa vjen e shtohet. Besojmë se ndonjë mesazh  përgëzimi e mbështetjeje i institucioneve të Kosovës do të na jepte kurajë e forcë shtesë për ta realizuar më lehtë misionin e shenjtë për edukimin dhe arsimimin e brezave.

Na priftë  e mbara dhe paçim rrjedhë të mbarë gjatë gjithë gjysmëvjetorit të dytë”, thuhet në komunikatën e SBAShK-ut.