[ZYRTARTE] “Lewandowski” i Malishevës transferohet te FC Ballkani

23.06.2021

Tashmë edhe zyrtarisht Albion Rrahmani i njohur ndryshe edhe si “Lewandowski” i Malishevës është transferuar te klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani. Rrahmani ishte nga faktorët kryesor që tashmë ish-skuadra e tij do të luaj në nivelet më të larta të futbollit kosovar. Sulmuesi Rrahmani ka nënshkruar kontratë me FC Ballkanin për 3 vite të cilin […]

[ZYRTARTE] “Lewandowski” i Malishevës transferohet te FC Ballkani Foto: Ilustrim

Tashmë edhe zyrtarisht Albion Rrahmani i njohur ndryshe edhe si “Lewandowski” i Malishevës është transferuar te klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani.

Rrahmani ishte nga faktorët kryesor që tashmë ish-skuadra e tij do të luaj në nivelet më të larta të futbollit kosovar.

Sulmuesi Rrahmani ka nënshkruar kontratë me FC Ballkanin për 3 vite të cilin e mban të lidhur deri në vitin 2024.

“Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubi ynë, andaj me çdo ngulm kemi insistuar qe Albionin ta sjellim ne klubin tonë”, ka shkruar FC Ballkani në Facebook.

“Urojmë që tani Lewandowski i Ballkani-t të na ndihmojë në arritjet e klubit si dhe atije personale, Na priftë e mbara Suharekë”, ka shkruar më tutje klubi suharekas.