Zyrtarizohet pas finales, Barcelona i merr Manchester Cityt një tjetër yll

15.05.2021

Klubi futbollistik katalanas, Barcelona ka rënë dakord me Sergio Aguero që argjentinasi të veshë fanellën e Barçës direkt pas finales së Champions League, finale kjo që luhet më 29 maj Manchester City – Chelsea. Kështu kanë bërë të ditur mediat e mëdha evropiane, që raportojnë për marrëveshje finale mes sulmuesit dhe klubit katalanas. Siç thuhet […]

Zyrtarizohet pas finales, Barcelona i merr Manchester Cityt një tjetër yll Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik katalanas, Barcelona ka rënë dakord me Sergio Aguero që argjentinasi të veshë fanellën e Barçës direkt pas finales së Champions League, finale kjo që luhet më 29 maj Manchester City – Chelsea.

Kështu kanë bërë të ditur mediat e mëdha evropiane, që raportojnë për marrëveshje finale mes sulmuesit dhe klubit katalanas.

Siç thuhet sulmuesi argjentinas ka pranuar edhe një ulje të pagës, teksa aktualisht fiton 12 milionë euro.

Ndërsa, detajet të tjera të kontratës pritet të dalin në vazhdim, teksa paraprakisht njoftohet për një kontratë 2-vjeçare.

Po ashtu Barcelona ka arritur marrëveshje final edhe me Eric Garcian, i cili vjen te klubi me parametra zero.

Faktori kryesor i kësaj marrëveshje me Sergio Agueron patjetër që është edhe shoqëria e tij me Lionel Messin, ku i njëjti pritet të rinovojë me Barcelonën.