Zyrtare: UEFA aprovon ndryshimet në Ligën e Kampionëve

Zyrtare: UEFA aprovon ndryshimet në Ligën e Kampionëve
Çlirim Gashi

19.04.2021 / Sport

Pas reagimit të shtëpisë më të madhe të futbollit evropian, UEFA lidhur me formimin e ligës së re, Superliga Evropiane.

Në këtë ligë pjesëmarrjen e tyre si dhe themelimin e saj e kanë konfirmuar edhe 12 ekipe të mëdha të ligave si: Premier Liga, Serie A, La Liga.

Lidhur me këtë iniciativë, UEFA është shprehur kategorikisht kundër madje duke i kërcënuar klubet edhe me penalizime.

Pas këtij reagimi, UEFA ka konfirmuar se kanë bërë ndryshime në formatin e ri në Ligën e Kampionëve.

Ndryshimet të cilat janë lëshuar sot nga ky institucion, do të fillojnë të implementohen nga viti 2024.

Deri më tani numri i klubeve pjesëmarrëse në garën më të madhe në Evropë ka qenë 32 ndërsa nga edicioni 2024/25 do të jetë deri në 36.

Ndryshimet në Ligën e Kampionëve janë:

1. Vend të ri për klubet elitare që kanë dështuar të kualifikohen nga garat në ligatë përkatëse,

2. Një ligë në vend të fazës së grupeve, tetë më të mirat do të arrijnë fazën e grupeve,

3. Skuadrat e tjera do të kenë shansin që të kualifikohen përmes fazës së paly-offit.

4. Çdo klubit do t’i garantohen nga dhjetë ndeshje, duke rritur edhe të ardhurat.

Kujtojmë se gjatë javës së ardhshme zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku Paris Saint-Germain do të përballet me Manchester City dhe Real Madrid ndaj Chelsea.

RAPORTO