Tashmë edhe zyrtarisht, klubi i Milanit ka njoftuar se Gennaro Gatusso do të largohet nga posti i trajnerit të ekipit të parë.
Milani ka njoftuar se largimi i Gennaro Gattusos ka ardhur pas një marrëveshje të përbashkët. Klubi gjithashtu ka njoftuar se do të fillojnë kërkimin e një trajneri të ri, i cili do të të emërohet para se të fillojë turneru veror “ICC” dhe ndeshjet e para sezonale të kampionatit në Serie A, Kupë dhe Ligën e Evropës.
Milani gjithashtu ka falenderuar Genarro Gattuson për udhëheqjen e tij gjatë 18-të muajve të fundit.

“Një legjendë e vërtetë e Rossonerëve, Gennaro mori rolin e trajnerit gjat një përiudhë të vështirë për klubin dhe ka performuar në mënyrë të mrekullueshme, duke siguruar më së shumti pikë për klubin që nga sezoni 2012/13. AC Milan tani duhet të shikojë të ardhmen, duke siguruar vazhdimësinë, stabilitetin financiar dhe rritjen e qëndrueshme” – thuhet në njoftimin e klubit nga Milano.