Zyrtare: Toni Kroos nënshkruan kontratë të re me Real Madridin

20.05.2019

Mesfushori gjerman, Toni Kroos, ka vendosur që ta zgjasë bashkëpunimin me Real Madridin dhe sot ka nënshkruar kontratë të re me klubin madrilen. Toni Kroos ka hedhur poshtë çdo mundësi të largimit të tij dhe me kontratën e re do të mbetet në Madrdid deri në vitin 2023. “Real Madrid CF dhe Toni Kroos kanë […]

Zyrtare: Toni Kroos nënshkruan kontratë të re me Real Madridin Foto: Ilustrim

Mesfushori gjerman, Toni Kroos, ka vendosur që ta zgjasë bashkëpunimin me Real Madridin dhe sot ka nënshkruar kontratë të re me klubin madrilen.

Toni Kroos ka hedhur poshtë çdo mundësi të largimit të tij dhe me kontratën e re do të mbetet në Madrdid deri në vitin 2023.

“Real Madrid CF dhe Toni Kroos kanë rënë dakord të zgjerojnë kontratën e lojtarit, i cili është i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2023” – thuhet në njoftimin nga klubi madrilen.

Pas nënshkrimit të kontratës, Kroos ka deklaruar se kjo për të është një ditë e lumtur dhe e veçantë, transmeton GazetaMetro.

“Kjo është një ditë shumë e lumtur dhe shumë e veçantë. Unë kam pasur shumë sukses me Real Madridin dhe jam i sigurt se do të kemi më shumë në ndeshjet e ardhshme. Kurrë nuk kam menduar të largohem. Unë do të largohem vetëm kur jemi në krye edhe kur ne fitojmë’’ – ka thënë mesfushori gjerman në konferencën për shtyp.

Toni Kroos u bashkua me Real Madridin në verën e vitit 2014, pas një transferimi nga skuadra gjermane, Bayern Munich.