Zyrtare: Sulmuesi shqiptar, Armando Broja nënshkruan me skuadrën e parë të Chelseas

18.02.2020

Talenti i ri shqiptar, Armando Broja, ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën e parë të Chelseas. Sulmuesi i ri nga Shqipëria ka bindur drejtuesit e klubit londinez për t’i ofruar kontratë profesionale, falë paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme me të rinjët. Nga 28 ndeshje të zhvilluar me Chelsea U18 në këtë sezon, Armando Broja ka […]

Zyrtare: Sulmuesi shqiptar, Armando Broja nënshkruan me skuadrën e parë të Chelseas Foto: Ilustrim

Talenti i ri shqiptar, Armando Broja, ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën e parë të Chelseas.

Sulmuesi i ri nga Shqipëria ka bindur drejtuesit e klubit londinez për t’i ofruar kontratë profesionale, falë paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme me të rinjët.

Nga 28 ndeshje të zhvilluar me Chelsea U18 në këtë sezon, Armando Broja ka shënuar 16 gola dhe dhuruar 5 asistime.

Tani, 18 vjeçari ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën e parë të Chelseas, duke falenderuar familjen dhe shoqërinë e tij për përkrahjen.

Vlen të theksohet se Armando Broja gjithashtu është pjesë e Kombëtares U19 të Shqipërisë