Zyrtare: Solomon i bashkohet FC Ballkanit, zhvillon stërvitjen e parë

16.09.2021

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se Theophilus Solomon sot i është bashkuar klubit. Po ashtu, klubi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka mbajtur seancën e parë stërvitore me skuadrën suharekase. FC Ballkani i ka uruar mirëseardhje dhe suksese me fanellën e klubit. Njoftimi i plotë i […]

Zyrtare: Solomon i bashkohet FC Ballkanit, zhvillon stërvitjen e parë Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se Theophilus Solomon sot i është bashkuar klubit.

Po ashtu, klubi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka mbajtur seancën e parë stërvitore me skuadrën suharekase.

FC Ballkani i ka uruar mirëseardhje dhe suksese me fanellën e klubit.

Njoftimi i plotë i FC Ballkanit:

Welcome Solomon

Theophilus Solomon sot është bashkuar me ekipin dhe ka mbajtur seancën e parë stërvitore me skuadren tonë.

Sulmuesit shtatëlartë i urojmë mirëseardhje dhe suksese me fanellën e klubit tonë.

Na priftë e mbara Suharekë.