Zyrtare: Shkarkohet trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde

13.01.2020

Sapo është bërë zyrtare shkarkimi i Ernesto Valverdes si traner i Barcelonës. Ka disa ditë që është raportuar për shkarkimin e tij mirëpo tashmë edhe është zyrtarizuar ky shkarkim. Po ashtu zyrtare është bërë edhe emërimi i trajneri të ri që është Quique Setien, i cili ishte trajner i Betisit. 61 vjeçari kishte qenë edhe […]

Zyrtare: Shkarkohet trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde Foto: Ilustrim

Sapo është bërë zyrtare shkarkimi i Ernesto Valverdes si traner i Barcelonës.

Ka disa ditë që është raportuar për shkarkimin e tij mirëpo tashmë edhe është zyrtarizuar ky shkarkim.

Po ashtu zyrtare është bërë edhe emërimi i trajneri të ri që është Quique Setien, i cili ishte trajner i Betisit.

61 vjeçari kishte qenë edhe vet futbollist i cili ka luajtur si mesfushor kurse tani ka marrë drejtimin e një ndër skuadrave më të mira në botë.

Kjo do të jetë një sfidë mjaftë e vështirë për Setien mirëpo mbetet të shihet nëse do t’ia dalë./Indeksonline/.