Zyrtare: Sergio Ramos largohet nga Real Madrid

Zyrtare: Sergio Ramos largohet nga Real Madrid
Çlirim Gashi

16.06.2021 / Sport


Qendërmbrojtësi spanjoll Sergio Ramos edhe zyrtarisht do të ndahet nesër me Real Madridin.

Lajmi sapo është konfirmuar nga gjiganti spanjoll nëpërmjet një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare të klubit ku bëhet e ditur se nesër do të mbahet një konferencë për shtyp ku do te paraqitet edhe presidenti Sergio Ramos.

“Real Madrid C. F. njofton se nesër, e enjte 17 Qershor, në ora 12:30, do të mbahet një akt i lamtumirës së kapitenit tonë Sergio Ramos, i cili do të ndiqet nga presidenti ynë Florentino Pérez.

Sergio Ramos do të paraqitet para mediave në një konferencë virtuale për shtyp”, thuhet në njoftim. 

Test antigjen për COVID-19 vetëm 15€, rezultati brenda 30 minutave

Në Laboratorin “RIOLAB” kryhet testi i shpejtë i antigjenit për COVID-19. Testi i antigjenit përdoret në diagnozën e infeksionit COVID-19....

Lexo më shumë

Të fundit