Zyrtare: Sarri trajneri i ri i Juventusit

16.06.2019

Ardhja e Mauricio Sari në Juventus ka qenë sekreti më i keq i fshehtë i biznesit në botën e futbollit për më shumë se një muaj. Pritej vetëm që italiani të gjejë mënyrën për të dalë nga kontrata me Chelsea, e cila definitivisht ka ndodhur, kështu që Sari u promovua si trajner i ri i […]

Zyrtare: Sarri trajneri i ri i Juventusit Foto: Ilustrim

Ardhja e Mauricio Sari në Juventus ka qenë sekreti më i keq i fshehtë i biznesit në botën e futbollit për më shumë se një muaj.

Pritej vetëm që italiani të gjejë mënyrën për të dalë nga kontrata me Chelsea, e cila definitivisht ka ndodhur, kështu që Sari u promovua si trajner i ri i “Zonjës së vjetër”.

Spekulohet se Juventus i ka paguar Chelseas pesë milionë funte për lirinë e napolitanit 60-vjeçar, i cili nënshkroi një kontratë trevjeçare me klubin e ri.

“Ne biseduam me Mauricio pas finales së Ligës Evropa dhe ai na e bëri të qartë se ekziston një dëshirë e madhe për t’u kthyer në vendin e tij. Ai gjithashtu tha se ka arsye të shumta për një vendim të tillë”, ka thënë drejtoresha e Chelsea Marina Granovskaja.