Zyrtare: Ruben Dias, lojtari i sezonit në Premierligë

05.06.2021

Ka përfunduar sezoni 2020/21 në ligën kryesore të Anglisë, Premierliga. Pas përfundimit të këtij sezoni radhën e ka shpallja e lojtarit të sezonit si dhe trajnerit më të mirë gjatë kësaj sezone. Sa i përket lojtarit më të mirë të sezonës 2020/21 në Premierligë është shpallur Ruben Dias. Duke arritur që t’i mposhtë të fortit […]

Zyrtare: Ruben Dias, lojtari i sezonit në Premierligë Foto: Ilustrim

Ka përfunduar sezoni 2020/21 në ligën kryesore të Anglisë, Premierliga.

Pas përfundimit të këtij sezoni radhën e ka shpallja e lojtarit të sezonit si dhe trajnerit më të mirë gjatë kësaj sezone.

Sa i përket lojtarit më të mirë të sezonës 2020/21 në Premierligë është shpallur Ruben Dias.

Duke arritur që t’i mposhtë të fortit e Premierligës, Ruben Dias ka marrur çmimin si futbollisti më i mirë në Premierligë për këtë sezonë.

Ndryshe Dias në Premierligë me klubin Manchester City ka bërë 32 paraqitje, ku prej këtyre paraqitjeve ka arritur që të shënojë një gol.