Nuk do të ketë as Premierligë këtë fundjavë.

Pavarësisht se do të luhet java e rregullt, madje edhe me tifozë, gjithçka ka ndryshuar sot paradite.

Federata e Futbollit e Anglisë në një mbledhje urgjente ka marrë vendim që të pezullohen të gjitha ndeshjet e Premierligës dhe ligave tjera të ulëta, raporton GazetaOlle.

Vendimi vjen edhe pas infektimit me koronavirus të trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta.