La Liga dhe Segunda Division janë pezulluar për dy javët e ardhshme, kanë konfirmuar autoritetet spanjolle.

Për momentin futbolli evropian çdo ditë e më shumë është duke kaluar në një nga momentet më të vështira në historinë moderne.

Pas Serie A edhe La Liga ka vendosur që të ndërpresë garat për dy javët e ardhshme për shkak të përhapjes së Koronavirusit.

Federata e Futbollit të Spanjës ka vendosur që të gjitha nivelet e futbollit profesionist do të shtyhen dhe këto ndeshje pritet të rikthehen pas dy javësh.