[ZYRTARE] Përforcohet FC Llapi, nënshkruan me Dion Miftarin

[ZYRTARE] Përforcohet FC Llapi, nënshkruan me Dion Miftarin
Çlirim Gashi

09.06.2021 / Sport

Tashmë klubet kosovare veçse kanë filluar transferimet apo shitjen e lojtarëve.

Në vazhdën e transferimeve Llapi ka zyrtarizuar edhe një blerje, duke nënshkruar me futbollistin Dion Miftari.

Mifati është 20 vjeçar dhe luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, ai ka bërë karrierë në shtetin e Sllovenisë.

Zyrtarizimin e ka bërë të ditur vetë klubi i Llapit përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Mbrojtësi i majtë i lindur në Londër më 09.08.2001, i gjatë 1.78 m, bashkohet edhe zyrtarisht me Llapin për garat evropiane dhe edicionin e ri”.

Ai së fundmi ishte pjesë e NK Brezice 1919 dhe vie si përforcim shtesë për të ardhmen e klubit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë se fituesi i Kupës së Kosovës, gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar edhe dy futbollistë, Dardan Jasharin dhe Adem Maliqin.

RAPORTO